Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Bentancur: Premier League një nga ëndrrat e mia, Conte kërkon 150% nga lojtarët

Rodrigo Bentancur është një nga afrimet e Tottenham në merkaton e dimrit. Klubi londinez arriti akordin e dyfishtë me Juventusin për huazimin me të drejtë blerjeje të Kulusevskit, ndërsa për kartonin e mesfushorit shpenzoi 19 milionë euro.

24-vjeçari ka firmosur deri në 2026 me Spurs, duke realizuar kështu ëndrrën e tij për të luajtur në ishull. Bentancur është prezantuar përpara tifozëve të rinj, teksa për kanalin zyrtar shfaqet i lumtur për aventurën e re në karrierë.

Kam ardhur në një klub të madh, Tottenham ka lojtarë të mëdhenj në përbërje. Jam i lumtur, i tillë isha edhe kur mosha vesh interesimin e klubit për mua. Ndër i madh për mua të mbaj veshur këtë fanellë, pasi gjithmonë e kam dashuruar Premier League.

Tani kam mundësinë të luaj në këtë kampionat, përkrah lojtarëve të nivelit të lartë”. Më pas një koment për stilin e tij të lojës dhe trajnerin Antonio Conte. “Jam një futbollist shumë taktik, të cilit i pëlqen të mbulojë hapësirat e lira dhe që dëshiron të rikuperojë topin për ta nisur shumë shpejt përpara.

Duhet të përmirësohem si futbollist, e di se mund ta bëj. Conte është një trajner madhështor, ai kërkon 150% nga lojtarët e tij dhe unë do të mësoj shumë prej tij.

Puna me Conte do të më përmirësojë edhe në aspektin mendor, ai është një motivues i madh”, deklaroi mesfushori uruguaian, autor i 47 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren latine.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...