Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Benzema humb shpresat: Deschamps nuk më fton në botëror

Karim Benzema ka rrëfyer se nuk ka asnjë shpresë të aktivizohet në Kupën e Botës, gjatë vitit të ardhshëm, për aq kohë sa Deschamps do të jetë trajner i Francës. Sulmuesi i Realit të Madridit nuk u grumbullua as në kampionatin europian të vitit 2016, ku ‘gjelat’ shkuan deri në finale dhe humbëm përballë Portugalisë.

Francezi, i cili ka shënuar 27 gola për ‘gjelat’, ka më shumë se dy vjet e gjysmë, që nuk ka luajtur me skuadrën kombëtare. Arsyeja e indiferentizmit të trajnerit ndaj 29 vjeçarit, është tashmë e ditur, Deschamp nuk e ka harruar veprimin e turpshëm të Benzemasë, në vitin 2015, i cili u përpoq të shantazhonte kolegun e tij të kombëtares, Mathieu Valbuena, nëpërmjet një kasete me përmbajtje seksuale.

Ky skandal shkaktoi jo pak vëmendje, duke përfunduar deri në gjykatë. Ylli i madrilenëve ka zbuluar se biseda e fundit me trajnerin e ‘gjelave’, ka qenë para ‘Euro 2016-ës’. Ai shtoi se Deschamps i ktheu shpinën pa dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht gjithçkaje, Benzema dëshiron të japë kontributin e tij në kupën e Botës, për fitimin e trofeut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...