Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Benzema i sinqertë: Nuk doja PSG-në përballë, super sfidë kundër Mbappe

Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës, kryeson kampionatin me katër pikë mbi Sevillan, ndërsa në Champions League do të përballet me PSG-në në raundin e 1/8-ve.

Takimi i parë do të zhvillohet më 15 shkurt në Paris, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 9 mars në “Santiago Bernabeu”. Karim Benzema shfaqet i sinqertë në prononcimin e dhënë për Telefoot.

Sulmuesi francez do të dëshironte një tjetër rival përballë në turneun më të rëndësishëm për klube. “Sfida po afrohet dhe ndeshjet e Champions janë gjithmonë të komplikuara.

Të jem i sinqertë, unë do të doja të përballesha me një tjetër skuadër, por për fat të keq goglat na vunë përballë PSG-së”, deklaroi 34-vjeçari, i cili ka një koment edhe për Kylian Mbappe.

Sfida me Mbappe do të jetë e veçantë. Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin në kombëtare. Sigurisht që do të jetë një super sfidë kundër tij dhe PSG-së”, theksoi Benzema.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...