Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Benzema jashtë Botërorit, Deschamps dhe sulmuesi: Duhet të mendoj për skuadrën!

Karim Benzema është një tjetër emër prestigjioz që i shtohet listës së emrave që do t’i mungojnë Botërorit të Katarit si pasojë e dëmtimit. Sulmuesi i kombëtares së Francës vuante një dëmtim prej aktivizimit me Real Madrid, por besohej se do të rikuperonte në kohë. Megjithatë, një tjetër problem i shfaqur në grumbullimin e “Gjelave”, përjashtoi tërësisht mundësinë e Benzema për t’u aktivizuar në Kupën e Botës. Pas një lajmi tejet negativ për Kampionët e Botës në fuqi, vijnë edhe reagimet e para nga trajneri Didier Deschamps, por edhe vetë Benzema.

“Jam tejet i trishtuar për Benzema, ky Botëror ishte shumë i rëndësishëm. Por, pavarësisht kësaj goditje, unë vijoj të kem një besim të madh në skuadrën time, do të bëjmë gjithçka për ta përballuar sa më mirë sfidën që kemi përpara”, u shpreh Deschamps.

Nga ana tjetër, “Topi i Artë” për vitin 2022 theksoi se mendoi për të mirën e skuadrës, në mënyrë që vendin e tij ta marrë dikush që është në 100% të mundësive fizike.

“Unë nuk jam dorëzuar kurrë në jetën time, por më duhet të mendoj si një shok skuadre në rradhë të parë. Këtë kam bërë të gjithë karrierën time, ndaj arsyeja më thotë t’ia liroj vendin dikujt që mund të ndihmoj grupin të zhvillojnë një Kupë Bote fantastike. Ju falenderoj për të gjitha mesazhet mbështetëse”, shkruan Benzema në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...