Euro 2020

Benzema tregon bisedën me Ronaldon: I uruam fat njëri-tjetrit…

Gola dhe spektakël në “Puskas Arena”, në Budapest, në sfidën mes Portugalisë dhe Francës. Ndeshja e madhe e raundit të tretë të Grupit F të Euro 2020 përfundoi 2-2. Një rezultat që lejoi të dy ekipet kombëtare të kualifikohen në fazën e 1-8-ave. Në fushë u pa një nivel i jashtëzakonshëm loje, por mbi të gjithë spikatën dy protagonistë: Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, secili autor i një dygolëshi. Një mbrëmje e madhe për të dy ish-shokët e skuadrës te Reali i Madridit. Francezi u kthye te goli me “Les Bleus” 2085 ditë pas atij finalizimi kundër Armenisë më 8 tetor 2015, ndërsa kampioni portugez i Juves arriti rekordin e iranianit Ali Daei, që ka shënuar 109 gola për ekipin kombëtar. CR7 thellon edhe rekordin e golave të shënuar në Europian, duke arritur kuotën e 14 finalizimeve në total, 5 më shumë se Platini.

Pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit, të gjithë ishin të kënaqur, për barazimin dhe kualifikim. Franca e para dhe Portugalia e treta. Në daljen para medieve në përfundim të sfidës, Benzema, ndër të tjera, foli edhe për bisedën që pati me Cristianon:

“Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me Cristianon, sepse së bashku kemi bërë një udhëtim prej tetë apo nëntë vjetësh te Reali. Kemi fituar trofe, kemi shënuar gola së bashku dhe është kënaqësi kur takohemi përsëri në fushë. Folëm për gjëra normale, për të ditur nëse gjithçka po shkonte mirë dhe i uruam njëri-tjetrit fat në klubet dhe ekipet kombëtare.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency