Futboll

Benzema triumfon ndaj Mbappe, zgjidhet francezi më i mirë i vitit 2021

France Football ka zgjedhur futbollistin më të mirë francez të vitit 2021, dhe ai është Karim Benzema, i cili po përjeton një rini të dytë te Real Madrid.

34-vjeçari është përzgjedhur futbollisti më i mirë sipas revistës franceze, vlerësim i merituar falë shifrave fantastike në sezonin e fundit.

Benzema realizoi 47 gola në total (30 në La Liga, 7 në Champions League dhe 1 gol në Superkupën e Spanjës). Sulmuesi gjeti edhe 9 herë rrugën e rrjetës me Francën, duke ia dalë të fitojë Ligën e Kombeve.

Sezoni i kaluar ishte më i miri për Benzema në aspektin personal, teksa fitoi për herë të katërt çmimin prestigjioz të France Football (2011, 2012, 2014 dhe 2021).

Quiz/ Sa mirë e kujtoni vitin 2021 në futboll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency