Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Beqiri: Fitore e rëndësishme, kemi vuajtur ngarkesën e lartë

Flamurtari mori një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm, ndonëse kishte përballë Lushnjën e vendit të fundit, që ua vështirësoi jo pak lojën vlonjatëve. Asistenti i trajnerit Duro, Jeton Beqiri u shpreh se skuadra ka vuajtur edhe ngarkesën e lartë fizike, për shkak të kalendarit të ngjeshur në këtë fillim viti.

“Normalisht çdo fitore ka rëndësinë e saj, ashtu si edhe ky 3-pikësh i sotëm. Kur luan me skuadra që janë në fundin e tabelës, sfidat janë të vështira për t’u përgatitur. Kalendari nuk na ka favorizuar, pasi kohët e fundit kemi luajtur me Partizanin 3 herë, Kukësin dhe Skënderbeun, gjë që na ka shkaktuar ngarkesë dhe dëmtime. Pikërisht dëmtimet nuk po na lejojnë që të bëjmë atë rotacionin e nevojshëm, që t’u japim mundësi lojtarëve të pushojnë”, u shpreh Beqiri.

Flamurtari është gjithmonë e më shumë i varur nga mesfushori Sidibe, i cili u mor nga Besëlidhja në verë dhe po rezulton zbulim i kampionatit shqiptar. Beqiri vlerëson paraqitjen e tij, por thekson se as kolegët e tjerë të repartit nuk mbeten pas.

“Sidibe është një ndër pikat më të forta të Flamurtarit, por edhe të tjerët që luajnë me ne, po japin më të mirën. Jemi të kënaqur edhe me Huseinin dhe Zukën, ndërsa po presim edhe rikuperimin e plotë të Muaremit, një lojtar me shumë eksperiencë dhe cilësi të mira. Tani kemi edhe gjysmëfinalet e Kupës dhe do të vijojmë punën për të nxjerrë më të mirën e ekipit”, tha ndihmësi i Shpëtim Duros.

Flamurtari duket se luan më mirë jashtë fushe, ndërsa sot u vu re edhe mungesa e pasimit të fundit, fakt që u pranua edhe nga asistenti i Shpëtim Duros.

“Është e vërtetë që shprehemi më mirë jashtë fushe, por edhe që na mungon pasi i fundit., Këtë e kemi konstatuar, por na kanë munguar edhe lojtarët që mund të japin atë pasim, siç janë Muarem apo Juffo”, deklaroi Jeton Beqiri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...