Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Berardi: Nuk na takon ne të gjykojmë për bastet, në finalen kundër Anglisë fituam Europianin

Të dielën, Berardi, sulmuesi i Sassuolos dhe Italisë, shënoi dopietë në triumfin 4-0 të Kombëtares së tij ndaj Maltës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Duke folur për mediet pas kësaj fitoreje, Berardi theksoi se Spalletti e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen.

Lexo edhe: 

Është padyshim bukur që bëra dopietën sot, jam i lumtur. Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, ishim të fokusuar që në fillim. Trajneri e përgatiti në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Ne ishim të përqendruar dhe kjo gjë u pa. Ne ende duhet të dëshmojmë se jemi ata që keni parë sot”-deklaroi sulmuesi.

Ndërsa i pyetur për lojtarët italianë të akuzuar për baste, Berardi tha: “Duhet ta lëmë pas atë që ndodhi, nuk na takon ne të gjykojmë. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe pastaj gjykojnë të tjerët.”

Teksa sa i përket ndeshjes së radhës të Italisë, ku përballë do të ketë Anglinë, Berardi theksoi se kanë fituar në finalen e Europianit përballë këtij kundërshtari.

Do të jetë një emocion i bukur, fituam Europianin në finalen ndaj Anglisë. Ne duhet të luajmë futbollin tonë dhe të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet që këtu e tutje”-tha ai.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...