Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Berardi si Robben”, trajneri i Sassuolos “ngre në qiell” yllin e skuadrës

Domenico Berardi ishte pranë largimit nga Sassuolo në merkaton e verës, por as Juventusi dhe as Lazio nuk finalizuan me sukses bisedimet e tyre me klubin e Sassuolos.

29-vjeçari qëndroi në Reggio Emilia. Javët e para mungoi, ndërkohë që rikthimi i tij në fushë ka “ringjallur” skuadrën e Alessio Dionisit.

4 gola dhe një 1 asist në 4 sfida të sezonit të ri në Serie A për lojtarin e kombëtares italiane. Me Sassuolon që ndodhet në formë të shkëlqyer pas triumfeve me Juventusin dhe Interin.

Lexo edhe: 

Pikërisht ndaj zikaltërve në “San Siro”, takim që miqtë e fituan 1-2, Berardi dhuroi asistin e golit të Nedim Bajramit. Dhe më pas realizoi një supergol për fitoren e madhe.

Trajneri Dionisi e krahason me Arjen Robben sulmuesin e djathtë italian: “Berardi është i aftë të bëjë gjithçka, siç ndodhte me Robben. Të gjithë e dinë se çfarë lëvizje do të bëjë, por askush nuk ia del ta bllokojë.

 

Ai ka aq shumë futboll brenda tij sa mund ta aktivizoj edhe si mesfushor. Pasimi me të jashtmen për Laurienten kundër Juves ishte diçka e pabesueshme”, theksoi Dionisi.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...