Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Bëri sikur nuk kuptonte anglisht”, si Giroud dhe Mbappe refuzuan fanellën e australianit

Përballja e parë në fazën e grupeve të Botërorit për Francën ishte ajo ndaj Australisë, me “Gjelat” që e kaluan me sukses provën teksa triumfuan me rezultatin 4-1. Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud ishin mes pritagonistëve duke shënuar përkatësisht një dhe dy gola, teksa një tjetër e shënoi Rabiot. Ashtu siç ndodh zakonisht në të tilla sfida, një nga lojtarët australianë, Jason Cummings tregon se si Mbappe, por edhe Giroud refuzuan të shkëmbenin fanellën me të.

“Pas ndeshjes me Francën, tentova të shkëmbej fanellën me Mbappe. Doja të kisha bluzën e lojtarit më të mirë, por ai më tha se do të takoheshim në dhomat e zhveshjes. Shkova aty, por takova vetëm personin që kujdesej për fanellat. I dhashë bluzën time dhe i kërkova të më sillte atë të Mbappe. Por, pas disa çastesh ai u kthye dhe më tha se Mbappe refuzoi.

Ndërsa po kthehesha te dhomat e zhveshjes së skuadrës sime, përballë meje erdhi Giroud. I fola në aglisht, i thashë se isha një fans i atij dhe se dëshiroja të shkëmbenim fanellat. Por, ai thjesht më kaloi pranë, nuk më foli dhe bëri sikur nuk kuptoi anglisht. Ai tipi ka luajtur për 10 vite në Premier League, thjesht kaloi aty dhe më injoroi”, u shpreh Cummings.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...