Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bëri të harrohen kritikat dhe memet, holandezi i Barçës me statistika të një sulmuesi të madh

Espanyol–Barcelona është gjithmonë një nga ndeshjet e vitit në La Liga Santander. Sigurisht që “Blaugranat” janë superiorë sa u përket statistikave, por në ndeshjen e fundit skuadra e Xavi Hernandezit ishte vetëm një hap larg disfatës. Pikërisht në momentet e fundit të derbit u shfaq Luuk de Jong, heroi i papritur.

Ai u hodh në fushë pak para se të fillonte koha shtesë dhe iu deshën pesë minuta për të shënuar golin e barazimit dhe për të shpëtuar Barcelonën. Një goditje me kokë kundër së cilës Diego López nuk mundi të bënte asgjë. Sulmuesi holandez i dha një pikë skuadrës së tij.

Në fakt, shifrat e tij tashmë janë të denja për një sulmues të madh. Ai ka shënuar 5 gola në 19 ndeshje për një total prej 750 minutash. Domethënë ai shënon një gol çdo 150 minuta. Duke marrë parasysh vazhdimësinë që ka holandezi (luan shumë pak), janë statistika që të surprizojnë. Kurioz fakti që Luuk de Jong ka mesatarisht 1.4 gjuajtje për ndeshje.

De Jong ka ditur t’i mbijetojë një situate më shumë se të ndërlikuar. Ngacmimet, memet dhe kritikat kanë qenë në rend të ditës dhe në fund me gola ka treguar se e meriton të jetë në një ekip si Barcelona. Nënshkrime të shkëlqyera kanë mbërritur në treg si Aubameyang dhe Ferran, por de Jong nuk është trembur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...