Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Berisha apo Milinkovic-Savic titullar, trajneri i Torinos sqaron situatën

Etrit Berisha u transferua te Torino verën e kaluar. Rikthimi në Serie A nuk nisi mirë për kapitenin e kombëtares shqiptare, me trajnerin Ivan Juric që preferonte serbin Vanja Milinkovic-Savic mes shtyllave.

Gjithsesi, “gardiani” nga Prishtina duroi dhe priti momentin e tij. Dëmtimi i Milinkovic-Savic i hapi rrugë Berishës, i cili po paraqitet shumë mirë me skuadrën e Torinos.

Kush do të jetë portieri i së ardhmes? Kroati Juric vlerëson shumë rendimentin e Berishës, duke theksuar përpara ndeshjes me Spezian se për momentin do të jetë shqiptari titullari i portës.

Nuk kemi menduar fare në lidhje me portierin e së ardhmes. Mos u neglizhoni Vanja Milinkovic, i cili ka bërë mirë për mendimin tim. Në vitin e parë pati një periudhë të shkëlqyer dhe më pas një periudhë negative pas Covid-it, por është normale.

Berisha ka filluar të luajë dhe po bën shumë mirë mes shtyllave, në këtë moment do të luajë Etriti, është ai titullari ynë për momentin. Në lidhje me të ardhmen do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi trajneri i Torinos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...