Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Berisha bind, Torino “shkund portofolin” për ta përvetësuar

Berisha bëhet çështje te Torino
Berisha bëhet çështje te Torino

Etrit Berisha e kaloi sezonin e sapo përfunduar në huazim tek Torino në elitën e futbollit italian. Në fakt, kartoni i gardianit të kombëtares i përket klubit të SPAL, megjithatë sipas asaj që raporton një ekspert i merkatos në Itali si Nico Schira, klubi i Torinos është bindur nga paraqitjet e 33-vjeçarit dhe ka ndërmend ta transferojë përfundimisht në veriun e Italisë.

Shuma që Torino do të duhet shpenzojë për të marrë pronësinë e Berishës do të jetë 1 milionë euro, teksa për një shifër të tillë SPAL e lë të lirë portierin. Në sezonin e kaluar, Berisha u aktivizua në 11 ndeshje me Torinon duke shfaqur paraqitje pozitive të cilat tashmë duket se po e ndihmojnë të bëhet një lojtar i “granatave” me kohë të plotë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...