Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berisha dhe Strakosha, dy nga tre pritjet më të jashtëzakonshme ne Seria A

Trajneri i skuadrës sonë përfaqësuese, Christian Panucci, e ka përsëritur shpeshherë se Shqipëria është me fat që ka dy portierë shumë cilësorë. Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha janë dy ndër “gardianët” më të mirë në kampionatin italian dhe po flasim për “atdheun” e portierëve, një vend që i ka dhuruar futbollit disa nga  personat më të aftë në mbrojtjen e katërkëndorit.

Në këtë sezon, si Strakosha po ashtu edhe Berisha janë paraqitur në nivele të larta, duke qenë vendimtarë për Lazion e Atalantën, dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Portali i njohur britanik “offsideruleopodcast. com” ka listuar pritjet më të mira të këtij edicioni dhe në “TOP 3” ndodhen të dy portierët e kombëtares tonë. Në shkallën më të ulët të podiumit gjendet ndërhyrja fantastike e Strakoshës në takimin Verona-Lazio. 23-vjeçari reagoi me shpejtësinë e dritës pas një goditjeje dënimi, duke evituar një gol të sigurt.

Në pozicionin numër 2 të kësaj renditjeje ndodhet shqiptari tjetër, Etrit Berisha. 29-vjeçari kuqezi realizoi një mrekulli në sfidën kundër Spalit. Berisha devijoi një gjuajtje nga një distancë e afërt, e cila po i drejtohej cepit të portës dhe që dukej e pamundur për t’u arritur. Një tjetër vlerësim maksimal për 2 portierët e kombëtares shqiptare, zgjedhja e titullarit mbetet mjaft e vështirë për Panuccin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...