Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berisha fantastik, por nuk mjafton për të shmangur humbjen e Spalit

Etrit Berisha vijon të tregojë një formë fantastike me Spalin, por që as këtë herë nuk ka qenë i mjaftueshëm që skuadra e tij të marrë pikën e parë në kampionat.

Në sfidën e parë të javës së dytë, Bologna triumfoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Spalit në “Dall’ Ara”, falë një goli të shënuar nga Roberto Soriano vetëm në minutën e 93-të të takimit.

Pas paraqitjes mjaft të mirë në start përballë Atalantës, Berisha bëri të njëjtën gjë edhe mbrëmjen e sotme, duke shmangur golin e vendasve në të paktën 4-5 raste, por nuk mundi të bëjë asgjë në gjuajtjen e Sorianos me kokë, me topin që shkoi në cepin e portës dhe u ndal në rrjetë.

Berisha konfirmon kështu formën e shkëlqyer dhe faktin që do të jetë një nga pikat më të forta të Spalit këtë sezon, por skuadra e tij lë shumë për të dëshiruar dhe duhet të ndryshojë për të tentuar mbijetesën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...