Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berisha fiton derbin me Strakoshën, Spal shtang Lazion

Etrit Berisha fiton derbin shqiptar të portierëve në Serie A pasi Spali mposhti 2-1 me përmbysje Lazion e Thomas Strakoshës duke i shkaktuar bardhekaltërve humbjen e parë sezonale pas një fitoreje dhe një barazimi. Paraqitje pozitive ajo e dy portirëve kuqezi të cilët nuk kishin fare faj në golat e shënuar nga Spal dhe Lazio. Fillimisht kaluan miqtë në avantazh pas një penalltie të akorduar me VAR të cilën Ciro Immobile e kthehu në gol në pjesën e parë megjithatë reagimi i Spal në pjesën e dytë erdhi me Petagnan dhe Kurtic me mesfushorin slloven që në minutën e 92-të realizoi golin e fitores për skuadrën nga Ferrara që ishte e para në këtë sezon për Spal. Një fitore të madhe arriti Bologna e Sinisa Mihajlovic që u ngjit në kuotën 7 pikëve falë suksesit 3-4 në fushën e Brescias me kuqeblutë që përmbysën disavantazhin 3-1 të pjesës së parë. Për momentin Bologna ndan vendin e dytë me Juventusin në pritje se çfarë do të bëjë Torino të hënën ndaj Lecces. Mori fitoren e parë edhe Cagliari që triumfoi 1-3 në transfertën ndaj Parmës për meritë edhe të mbrojtësit Cepittelli i cili realizoi dy herë ndërsa gjeti golin e tij të parë me fanellën e skuadrës sarde edhe sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...