Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Berisha “heroik” në Australi, gol dhe asist në fitoren ndaj Melbourne City!

Besart Berisha vazhdon të shënojë në Australi. Pavarsisht se në korrik mbush 36-vjeç, sulmuesi kosovar nuk e ka humbur instiktin e tij vrasës. Berisha rezultoi edhe njëherë përcaktues për Western United duke i dhënë fitoren në ndeshjen ndaj Melbourne City me një gol dhe një asist. Pas golit të anglezit Noone që i dha avantazhin skuadrës mike pas vetëm 12 minutash lojë, Berisha e mori skenën në pjesën e dytë. Në minutën e 61-të Berisha bëri njeriun asist duke i servirur Wales golin e barazimit, ndërkohë që 5 minuta më vonë pas një kundërsulmi të shpejtë Wales i ktheu reston dhe Berisha pas një kontrolli perfekt të topit dhe një kthese shumë të bukur brenda zone realizoi golin e fitores dhe të 3 pikëve për Western United. Ky ishte goli i 6-të sezonal për sulmuesin kosovar i cili pavarsisht moshës vazhdon të shënojë rregullisht në elitën e futbollit Australian. Ky është sezoni i dytë i Besart Berishës me Western United me të cilët deri tani ka realizuar 25 gola në total në A-League, ndërkohë që në këtë sezon skuadra e bomberit shqiptar pas 12 ndeshjesh në kampionat pozicionohet në vendin e 7-të me 17 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...