Në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës, trajneri i Torinos, Ivan Juric, i është përgjigjur pyetjes nëse ndonjëri prej lojtarëve dëshiron të shitet.
Në konferencën e dhënë për mediet, tekniku foli në veçanti për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berishën, për të cilin theksoi se ai dëshiron të luajë, ndërsa shtoi se ende nuk dihet zgjidhja që do i jepet.
“Lojtarë që duan të shiten? Ne kemi vetëm situatën e Berishës. Berisha dëshiron të luajë, është e vetmja situatë që njoh. Nëse ndodh, çështja do të trajtohet me kujdes. Ende nuk kemi marrë një vendim.”-deklaroi Juric.
