Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berisha mposht Gjimshitin, Atalanta shtanget nga Spal!

Spal bën surprizën e madhe në javën e 20-të të Serie A. Në sfidën që mbylli javën e parë të fazës së dytë në kampionatin italian, skuadra e Leonardo Semplicin fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Atalantës në Bergamo duke iu larguar vendit të fundit të renditjes dhe duke i hequr mundësinë Atalantës për tu ngjitur në vendin e 4-t. Derbin shqiptar mes Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit e fitoi portieri kuqezi me Gjimshitin që hyri në fushë në pjesën e dytë në këtë sfidë dhe kishte peshën e fajit në golin e barazimit të Spal të realizuar nga ish i madh i sfidës i madh i sfidës Petagna i cili të në të 54-ën i çoi shifrat në 1-1. Për Atalantën kishte shënuar Ilicic një gol shumë të bukur me takë në të 16-ën. Në minutën e 60-të Spal shënoi edhe golin e fitores me mesfushorin Valoti. Kjo sfidë pati edhe dy shtylla në pjesën e parë nga një për çdo skuadër, nga Zapata dhe Petagna.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...