Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Berisha: Qetësi dhe intuitë, ja si e ndala Dybala

Vetëm një natë më parë, ndalin futbollistin më në formë në Serie A nga pika e 11-metërshit, Dybala, ndërsa ditën e sotme Etrit Berisha mbërriti në Tiranë për grumbullimin me kombëtaren për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italinë.

Portieri tregon në një intervistë ekskluzive për Top Channel momentet e 11-metërshit të pritur në ndeshjen Atalanta-Juventus, të mbyllur 2-2, ndërsa flet edhe për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares.

TCH: Etrit, vjen nga një paraqitje shumë e mirë ndaj Juventusit, mos ndoshta të kanë marrë inat tifozët bardhezi?
Etrit Berisha: Nuk besoj, janë pjesë e lojës. Mbrëmë ne bëmë një ndeshje të mirë. Më vjen mirë që pritja e penalltisë ndaj Dybala ishte deçizive dhe shpresojmë të vazhdojmë përpara.

TCH: Çfarë mendove në momentet kur ishe përballë Dybala?
Etrit Berisha: Isha shumë i qet. Para ndeshjes ne i studiojmë të gjithë lojtarët, ndërsa u mundova të isha në gatishmëri maksimale dhe të shfrytëzoja në maksimum intuitën time.

TCH: E kishe studiuar se si godet?
Etrit Berisha: Normalisht. Ai priti që unë të hidhem në një krah dhe të godiste në sekondën e fundit, por unë qëndrova i pa lëvizur dhe më pas zgjodha krahun e duhur.

TCH: Tashmë, Kombëtarja do të jetë përballë Spanjës dhe Italisë dhe sërish një pjesë të madhe të punës do ta kesh t’i mbi supe…
Etrit Berisha: Ndaj Spanjës do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne, por do të mundohemi të mobilizohemi dhe ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje. Shpresojmë të marrim një rezultat sa më të mirë.

TCH: Po mendoni dhe për ndeshjen ndaj Italisë apo është Spanja përpara?
Etrit Berisha: Aktualisht duhet të përqendrohemi vetëm për Spanjën, ndërsa më pas do të analizojmë dhe përgatisim Italinë.

TCH: Me Spanjën kemi mungesa në repartin e mbrojtjes, a të bën ky fakt që të jesh më në tension?
Etrit Berisha: E kemi diskutuar këtë edhe me disa lojtarë të Kombëtares, por fatmirësisht është rikthyer edhe Gjimshiti, i cili ka zhvilluar së fundmi një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Gjithashtu është edhe Ajeti dhe do të mundohemi të konsolidohemi sa më mirë.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...