Pas 3 ndeshjesh “agjërim” Besart Berisha rikthehet te goli në kampionatin Australian. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës me finalizimin e tij rezultoi përcaktues duke i dhënë fitoren skuadrës së Melbourne Victory përballë Newcastle Jets me shifrat 2-1. Në minutën e 53-të kur rezultati ishte i mbërthyer në barazim 1-1, Besart Berisha mposhti portierin kundërshtar duke i dhënë sërish epërsinë skuadrës së tij. Melbourne Victory më pas humbi edhe një 11-metërsh, megjithatë arriti ta ruante avantazhin deri në fund duke marrrë një trepikësh që e ngjiti përkohësisht në vendin e 3-të të A-League në Australi. Ky ishte goli i 5-t sezonal në kampionat për Besart Berishën.
https://www.youtube.com/watch?v=OZTlcyi_Q1U