Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berisha shfryn ndaj shokëve të skuadrës: Pësojmë shumë, por besojmë te mbijetesa!

Etrit Berisha është i pafuqishëm për të evituar rënien e Spal në Serie B. Edhe pse është portieri me numrin më të madh të pritjeve në këtë sezon të kampionatit italian, Spal vazhdon të pozicionohet në vendin e fundit të Serie A, pasi mbrojtja fut ujë nga të gjitha anët, ndërkohë që sulmi dhe mesfusha nuk e bëjnë siç duhet detyrën e tyre. Në një intervistë pas humbjes 1-2 ndaj Juventusit në Ferrara, ka kritikuar shokët e ekipit, për formën që po tregon Spal në ndeshjet e fundit.

NDESHJA NDAJ JUVES- “U përpoqëm të bënim një ndeshje të shkëlqyer. Kundër ekipeve si Juventus duhet të bësh gjithmonë diçka më shumë. Arritëm të bënim mjaft mirë, por për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme. Peshoi aftësia e kundërshtarit dhe gabimet tona. Ne kemi humbur disa ndeshje në këtë mënyrë. Nëse duam të fitojmë nuk duhet të bëjmë gabime. Nëse luan mirë për 80 minuta dhe më pas bën një gabim, mund të them se mungon edhe besimi.”

MBIJETESA- “E dimë se jemi në rrugën e duhur. Shpresoj që kjo ndeshje të shërbejë për të na motivuar edhe më shumë. Duhet të besojmë te qëndrimi në elitë dhe të fillojmë të marrim pikë. Po i bashkojmë elementet që na duhen. Trajneri po na ndihmon dhe na bën të kuptojmë se si ai dëshiron të luajmë. Ky modul ndryshon shumë nga ai i mëparshmi, por ekipi është përshtatur shpejt”, përfundoi Berisha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...