Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Berlini gati për Lojërat Olimpike Speciale, Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë

Berlini gati për Lojërat Olimpike Speciale
Berlini gati për Lojërat Olimpike Speciale

Berlini është gati për të pritur Lojërat Olimpike Speciale, të cilat do të startojnë në kryeqytetin gjerman mbrëmjen e 17 qershorit me ceremoninë hapëse dhe do të dhurojnë emocione për plot 9 ditë me radhë.

Në këtë edicion të Lojërave Olimpike Speciale do të marrin pjesë rreth 7000 atletë, si pjesë e delegacioneve nga 190 vende të botës, mes të cilave edhe Shqipëria dhe do të garojnë në 26 sporte olimpike të ndryshme.

Vendi ynë do të përfaqësohet me 10 sportistë, të cilët do të garojnë në sporte si peshëngritja, noti, basketbolli e atletika, teksa delegacioni kuqezi ka mbërritur tashmë në kryeqytetin gjerman dhe është gati të bëhet pjesë e eventit special më të madh në botë.

Lojërat Olimpike Speciale Botërore kanë nisur të organizohen që prej 1968-ës së largët dhe mbahen në mënyrë periodike çdo katër vite, teksa pjesëmarrës janë atletë me aftësi të kufizuara intelektuale.

Synimi i këtyre lojërave është t’u mësojë atletëve aftësi si disiplina dhe puna ekipore, të cilat janë drejtpërdrejt të transferueshme në shkolla, vendet e punës dhe komunitetet.

Duke nisur nga data 17 qershor, në një event special si Lojërat Olimpike Speciale, në Berlin do të bëhen bashkë mijëra atletë, trajnerë, familjarë, tifozë e përfaqësues të medias.

Ky event synon të tregojë edhe njëherë se sporti nuk është vetëm një garë me një fitues, por shumë më tepër se kaq, një ndikues i madh në jetesën në shoqëri, për të gjithë njerëzit, pa dallim moshe, gjinie, aftësie apo ngjyre.

Lexo edhe:

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...