Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berlusconi-Galliani bindin ish-kapitenin e Interit, do firmosë dy vite me Monzan

Monza do të luajë për herë të parë në Serie A. Dyshja Berlusconi-Galliani kanë premtuar një merkato të zjarrtë dhe afrimi i parë do vijë nga Interi.

Drejtuesit e Monzas kanë arritur akordin me Andrea Ranocchian, të cilit i ka përfunduar kontrata me nënkampionët e Italisë.

34-vjeçari, i cili mbajti shiritin e kapitenit tek Interi në sezonin 2014/2015 përpara se t’ia dorëzonte Mauro Icardit, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Qendërmbrojtësi kaloi 11 vite në Milanon zikaltër, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u huazua dy herë te Sampdoria dhe anglezët e Hull City.

Ranocchia veshi 223 herë fanellën e Interit, duke shënuar 23 gola. Te Monza shpresojnë që eksperienca e tij t’i shërbejë sa më shumë skuadrës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...