Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Berlusconi i fiksuar pas këndoreve”, Ronaldo: Ancelotti? Njeriu më i mirë që ekziston

Ronaldo fenomeni luajti për një periudhë të shkurtër me Milanin, por e cilëson aktivizimin me kuqezinjtë si një nga eksperiencat më të bukura. Braziliani ishte pjesë e “Djallit” nga janari i 2007 deri në korrik 2008.

Në një prononcim për GDS, një nga futbollistët më të dashur për tifozët anembanë globit, kujton batutat e Silvio Berlusconit, ish-presidentit karizmatik të Milanit, teksa e cilëson Carlo Ancelottin si njeriun më të mirë që ekziston në botën e futbollit.

Nuk kam qenë pjesë e Milanit për një kohë të gjatë, por ruaj në memorie anekdota të mrekullueshme. Berlusconi vinte në dhomat e zhveshjes për të na treguar se si duhej t’i gjuanim goditje e këndit.

Ishin bërë disa ndeshje që nuk shënonim nga goditja e këndit dhe ai na tregonte se si duhet t’i ekzekutonim dhe si duhet të rreshtoheshim në zonë. Ancelotti, një mjeshtër i jashtëzakonshëm që dinte gjithmonë gjithçka, e dëgjonte me vëmendje.

Ai pohonte: ‘Po, po, po’. Pastaj, kur Berlusconi largohej kthehej nga ne: ‘Le të kthehemi te gjërat tona’. Për mendimin tim, Carlo, me një distancë të madhe krahasuar me të tjerët, është njeriu më i mirë që mund të ekzistojë në botën e futbollit.

Ai është miku i të gjithëve, jo vetëm i imi. Të gjithë e duan shumë. Mos të flasim pastaj si trajner, ai është i jashtëzakonshëm, për cilësinë, vizionin dhe aftësinë për t’i kuptuar lojtarët. Ai meriton gjithçka që ka fituar, për profesionalizmin dhe karakterin që ka”, theksoi një nga futbollistët më të mirë që ka ekzistuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...