Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Berlusconi: Ky Milan mund të përsërisë të njëjtin cikël si në kohën tonë

Milan fitoi titullin kampion të Seria A pas një mungese prej 11 vitesh, duke shtuar kështu trofeun e 19-të.

Duke folur pas fitores së ndeshjes së fundit të sezonit 2021-2022, atë ndaj Sassuolos, të cilën Milan e fitoi në transfertë me rezultatin 0-3, dhe që ishte ajo që vulosi kampionin e këtij edicioni, Presidenti i “Djallit” në periudhën e artë të “kuqezinjve”, Silvio Berlusconi u shpreh se kjo skuadër mund të nisë një cikël fitoresh.

“Është vërtet një gëzim i jashtëzakonshëm. Ishte një emocion i madh edhe sepse mund të ndjeje entuziazmin fantastik të tifozëve kudo. Më në fund pas 11 vitesh ndodhi përsëri, e prisnim kaq shumë dhe ia dolëm. Triumf i merituar dhe i pabesueshëm. Ky ekip i përbërë nga kaq shumë të rinj ka gjithçka që duhet që sukseset të përsëriten dhe të hapin një cikël fitues siç ka qenë i yni.”-tha për mediet italiane Berlusconi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...