Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Berlusconi nuk i ndahet fiksimit të vjetër, tenton ish-mbrojtësin e Realit te Monza

Projekti i Berlusconit dhe Gallianit te Monza është duke i “trembur” të gjithë rivalët e tyre në Seria A.

Kjo do të jetë hera e parë që Monza do të luajë në elitën e futbollit italianë, ndaj krerët e saj po mendojnë për krijim e një skuadre që do mund të shkonte deri në 10 vendet para të renditjes.

Ideja është që në ekip të jenë 11 titullarë të padiskutueshëm, plus një stoli të denjë. Deri më tani janë bërë afrime të tilla si Peessina (Atalanta), Sensi dhe Ranocchia (Inter) dhe Cragno (Cagliari), por ky sipas medieve italiane është vetëm fillimi.

Monza ka kontaktuar përfaqësues të emrave si: Dybala, Icardi dhe Luis Suarez dhe në orët e fundit është zbuluar se edhe Marcelo është një nga emrat që kryesojnë listën e dëshirave.
Sipas raportimeve Monza ka kontaktuar me përfaqësues të ish-lojtarit të Real Madridit, duke i shpjeguar projektin klubit.

Braziliani ka marrë oferta joshëse nga MLS dhe Brazili, por ai dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Evropë dhe italianët ia ofrojnë këtë mundësi. Kjo është një tentativë e parë, e cila konfirmon ambicien e një skuadre që dëshiron të bëjë histori dhe nuk planifikon të ndalet. Me Berlusconin dhe Gallianin në krye, nuk mund të prisnit asgjë tjetër.

Në rast se afrimi i Marcelos realizohet, Berlusconi më në fund do të kishte fiksimin e vjetër në skuadër, pasi në kohën kur ishte në krye të Milan italiani ka tentuar në disa raste afrimin e ishit të Real Madrid, por pa sukses.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...