Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Berlusconi nuk i ndahet lojtarëve të Inter, Monza firmos me një tjetër zikaltër

Sezoni 2022-2023 do të rezultojë historik për klubin e Monzës duke qenë se për herë të parë marrin pjesë në elitën e futbollit italian, Serie A. Klubi që është në pronësinë e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, ka nisur punën në merkato për të përforcuar organikën pasi kërkojnë një paraqitje dinjitoze.

Kështu, pasi zyrtarizuan marrëveshjen me portierin Alessio Cragno dhe mbrojtësin Andrea Ranochia, Monza ka hedhur sërish sytë nga lojtarët e Inter dhe tashmë pretendon shërbimet e një lojtari me tipare offensive si Stefano Sensi.

Mesfushori është jashtë planeve të trajnerit Simone Inzaghi dhe në janar u huazua te Sampdoria, ndërsa në sezonin e ri, sërish nëpërmjet formulës së huazimit pritet të luajë me Monzën. Sipas Sky, 26-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në klubin e Monzës dhe në vijim pritet të kryhen edhe vizitat mjekësore.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...