Kapiteni legjendar i Milanit, Franco Baresi ka reaguar pas vdekjes së Silvio Berlusconit, një prej presidentëve më të suksesshëm në botën e futbollit.
I cili e dërgoi Milanin në majën e botës dhe e ktheu në një markë dhe simbol të lojës më të bukur në planet.
Lexo edhe:
- E konsideroi idhull, Pep Guardiola merr një urim special nga aktorja hollivudiane
- VIDEO/ Tjetër zhgënjim për futbollit italian, kombëtarja U-20 humb finalen e Botërorit
- I dhuroi një trofe Fenerbahces pas shtatë vitesh, e duan në stolin e Brazilit
- Aguero tregon bisedën me Messin: Më tha se do të çojë Inter Miamin…
Presidenti i Monzas u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në orën 9:30 në spitalin San Raffaele të Milanos. Në moshën 86-vjeçare.
“Ndihem më i vetmuar se më parë. Silvio ishte si një baba për mua. Një president unik dhe i dashur për të gjithë. Ai realizoi ëndrrat e mia”, u shpreh një nga mbrojtësit më të mirë në histori.
