Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Berlusconi sulmon Gazidis: Milani për Serinë D? Fjalë që mund t’i thuash në tualet

I ashpër dhe pa i drejtpërdrejtë ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ndaj drejtuesit aktual të kuqezinjve, Ivan Gazidis, i cili pak ditë më parë, gjatë prezantimit të Piolit, deklaroi se “kemi shpëtuar Milanin nga rrëzimi në Serinë D).

Janë fraza që është më mirë të mos thuhen, ose nëse dikush ka dëshirë t’i thotë, duhet të shkojë në tualet, të mbyllë dyert dhe t’i thotë. Si mund t’i kthehet Milanit lavdia e dikurshme? Është shumë e thjeshtë, por e vështirë për t’u realizuar: duhet t’ia rijepni Silvio Berlusconit.”

Reagim vërtet i ashpër i “Kavalierit”, pas pretendimit të Gazidis se “Djalli” është shpëtuar nga falimentimi. Ndërkohë Asnjë batutë e Berlusconit për ndryshimin në pankinë pas shkarkimit të Giampaolos:

“Nuk e njoh Piolin dhe nuk mund të jap asnjë mendim. As Giampaolon nuk e njoh personalisht, ndaj preferoj të flas vetëm nëse kam njohje të thelluar.”

Sigurisht që nuk do të mungonin pyetjet ndaj ish-numrit 1 të Milanit për garën në Serinë A dhe skuadrat favorite.

“Juvja dhe Interi? Kanë zhvilluar ndeshje në nivele të ndryshme, por në futboll që jo në të gjithë ndeshjet të tregosh futboll të bukur. Në futboll 50% varet nga zotësia dhe 50% nga fati, ku përfshihen shumë faktori, sikurse është edhe gjykimi i arbitrave, që jo gjithmonë janë në të njëjtin nivel me lojën. Juventusi ka fituar “nënshtetësinë” e vendin të parë në Itali, kështu që është e vështirë të heqësh qafe një skuadër që është mësuar duke fituar. Ata futen në fushë me bindjen që janë zotër të fushës dhe kjo është thelbësore.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...