Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Berlusconi thumbon Interin: Jam gati të blej Icardin te Monza!

Silvio Berlusconi nuk rresht së surprizuari, por këtë herë nuk duhet besuar shumë në atë që thotë sepse gjithçka ka qenë një batutë pasi është e pamundur të ndodhë. “Unë jam gati ta blej Icardin”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga ish-presidenti i Milanit, aktualisht në krye të skuadrës së Monza, në Serinë C italiane. Një deklaratë që ka befasuar jo pak, sidomos në këto moment që sulmuesi argjentinas po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij tek Interi.

Duket se Silvio Berlusconi është gati të bëjë një hap mbrapsht, madje të thyejë rregulloren e klubit në lidhje me tatuazhet për të marrë Icardi. Sulmuesi argjentinas ka mjaft tatuazhe në trup, ndërkohë që presidenti ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë futbollist me tatuazhe te Monza. Berlusconi duket se nuk trembet edhe nga një femër si Wanda Nada, që dikton në jetën e lojtarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...