Ligue 1

Bernardo Silva tregon Mbappe-n si 16-vjeçar: I sulmonte mbrojtësit dhe i “vriste”

Tashmë është pjesë e Manchester City, por sezone më parë, në vitin 2015-2017 Bernardo Silva aktivizohej në Francë me skuadrën e Monacos, ekip që në përbërje kishte elementë të rëndësishëm ndërsa në organikën e tyre spikaste një talent si Kylian Mbappe.

Në atë kohë, francezi ishte vetëm 16-vjeç, mirëpo Bernardo Silva thekson se dallohej lehtësisht kualiteti i sulmuesit ndërsa shprehet se Mbappe me mënyrën që i sulmonte mbrojtësit i “vriste”, duke shfrytëzuar edhe shpejtësinë që e karakterizonte.

“E dija prej fillimit që Mbappe ishte i veçantë sepse normalisht kur je vetëm 16-vjeç, ke frikë nga kundërshtarët të cilët janë më të mëdhenj. Por, Mbappe i shkonte përballë mbrojtësave dhe thjesht i “vriste” ata”, tregon Silva.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency