Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Berretini pranon humbjen: Krenar që isha pjesë e këtij turneu, Alcaraz të çon në limite!

Tenisti italian, Matteo Berrettini, foli në përfundim të ndeshjes ndaj Carlos Alcaraz, sfidë të cilën e humbi me rezultatin 3-1 (3-6, 6-3, 6-3, 6-3).

“Jam krenar për mijëra arsye. Kur sheh rezultatin, nuk është arritje e madhe raundi i 4-të i Wimbledonit, por, nisur dhe nga dëmtimi im, ndihem krenar për kompeticionin që zhvillova. Pavarësisht se stafi mjekësor më sugjeroi qëndrimin në shtëpi, nuk e dëgjoja, pasi do të kthehesha në pikën zero.

Për sfidën ndaj spanjollit Alcaraz, italiani theksoi: Carlos të çon në limite, është një tenist i nivelit shumë të lartë. Mund të bëja më mirë në këtë ndeshje, por, në përgjithësi, jam i kënaqur me çfarë dhashë në fushën e lojës.

Lexo edhe:

Referuar së ardhmes, Berretini kërkoi më shumë kohë: Ende nuk e di se çfarë do të bëj. Do të marr disa ditë për të pushuar dhe për të reflektuar. Sidoqoftë, tani ndihem mirë dhe besoj se rezultatet do të vijnë. Prioriteti im tani është të jem sa më mirë me gjendjen time fizike.

Wimbledoni zhvillohet prej datës 3 korrik dhe transmentohet “live” dhe ekskluzivisht vetëm në kanalet e SuperSportit, me turneun që tani ka hyrë në fazën më të nxehtë, atë të çerekfinaleve.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...