Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Besa, një ndeshje pa spektatorë, paralajmërohet Tirana

Në lupën e Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë kaluar kryesisht sfidat e Kategorisë së Parë dhe të kategorive të tjera më të ulëta. Bie në dënimi i Besës me zhvillimin e një takimi pas spektatorë, apo paralajmërimi i Tiranës për sjelljen e gabuar të tifozëve të saj. Gjithashtu, një dënim i ashpër është dhënë edhe për lojtarin e Apolonisë, Redon Mihana, që pezullohet 5 ndeshje për dhunë ndaj kundërshtarit. Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

 

  • KF “Besa”, për sjellje të gabuar e të përsëritur të tifozërise së saj, duke hedhur sende te forta brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/3.a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  • Zyrtari i KF “Besa”, Bledar Sinella, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/2.a) dhe Nenit 20 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, duke iu ndaluar qëndrimi në te gjithë territorin përreth fushës së lojës.
  • Lojtari i KF “Apollonia”, Redon Mihana, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim.
  • KF “Tirana”, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelljes të gabuar nga ana e tifozërisë së saj, do të jetë subject i Komisionit të Disiplines, në bazë të Nenit 13 të KDS.
  • KF “Adriatiku Mamurrasi”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Gramshi” planifikuar të luhej me datë 05.10.2017, në bazë të Nenit 55 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

 

  • Lojtari KF “Dinamo” U-19, Jurgen Brahja, për shkelje të parimeve të fair play, në bazë të Nenit 56/1 .a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtarja e Juban Danja, Gjyste Rripaj, për sjellje josportive, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtarja e KF “Apollonia” femra, Klarina Goro, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, në bazë të Nenit 49/1.a) dhe Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 20 (njëzet) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtaria e KF “Apollonia”femra,Ina Gjoni, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për dhunë ndaj personave të tjerë, në bazë tëNenit 49/1.a) dhe Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Detyrohet KF “Apollonia” femra të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në dhomat e zhveshjes së Qëndrës së Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
  • Mospranimin e kërkesës së KF “Skrapari”, si të pabazuar në Rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit.
  • Në lidhje me ankesën e KF “Memaliaj, u vendos shtyrja e shqyrtimit të cështjes mbledhjen e ardhshme, për shkak të mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm.
  • Përsa i përket kërkesës së KF “Memaliaj”, të datës 6 tetor 2017, Komisioni vendos refuzimin e shqyrtimit të saj si të shqyrtuar nga komisionet e mëparshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...