Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Besart Ibraimi: Krenar për rekordin, kam ende uri për gola

Sulmuesi kërçovar i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi, ka kohë që llogaritet në mesin e golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, për të arritur tashmë të “pushtojë” vetë kreun. Pas rekordit si futbollisti i parë që fiton tri herë rresht titullin “Këpuca e Artë” (golashënuesi i sezonit) në elitën vendore, tashmë edhe zyrtarisht shkruan emrin e tij si autori i më shumë golave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Dy realizimet në fitoren e të dielës me Shkupin çojnë në 167 numrin e golave të Ibraimit në LPFMV.

“Sigurisht se për mua është kënaqësi e veçantë të jem bartës i këtij rekordi dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rrugën time drejt kësaj arritje”, – thotë Besart Ibraimi për faqen zyrtare të Shkëndijës. – “Falënderimet i takojnë Zotit që më dha shëndet dhe mundësi të arrij këtë sukses. Pa dyshim, mirënjohës për bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë në klub, bashkë me tifozët e Shkëndijës dhe “Ballistët”, pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishte e mundur kjo arritje. Një dedikim edhe për familjen që gjithmonë më ka përkrahur për të ecur përpara”.

Me dy golat kundër Shkupit, B. Ibraimi kompletoi 85 realizime kampionale me fanellën e Shkëndijës në Ligën e Parë, ku zhvillon sezonin e pestë si kuqezi. Tri herë rresht doli golashënuesi i sezonit (25 gola në sezonin 2015/16, 20 gola në atë 2016/17 dhe 23 gola në sezonin 2017/18), për t’u ndalur në 11 gola (në vetëm 10 ndeshje) sezonin e shkuar, kur duhej të operonte ligamentet e kryqëzuara. Këtë fushatë, në kampionat, ka realizuar 6 herë dhe 2 gola në Kupë.

Gjithsej në ndeshjet zyrtare me Shkëndijën, deri tani, Besarti ka realizuar 114 gola (85 në kampionat, 15 në Kupë dhe 14 në Kupat e Europës).

“Jam krenar për këto shifra që kam mundur të realizoj me fanellën e Shkëndijës, për më shumë që ata gola kanë ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat, si fitimi i titujve vendorë dhe ecuria pozitive në Europë.”

Numri 7 i kuqezinjve shton se vazhdon të ndjejë uri për të shënuar sa më shumë gola.

“Synoj të shënoj akoma me këtë fanellë. Pas operimit dhe pauzës ishte e pritshme të përballesha me vështirësi në drejtim të kthimit të formës optimale, por ngadalë gjërat marrin vendin e duhur. Pretendimi im është të vazhdoj të shënoj për të ndihmuar Shkëndijën në ecurinë drejt objektivave”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...