Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Besiktasi “dashurohet” me shqiptarët, gati oferta për Rey Manajn

Rey Manaj ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet dhe golat që po realizon në kampionatin tuk me fanellën e Sivassporit. Sulmuesi kuqezi ka shënuar 18 gola gjatë gjithë sezonit deri më tani, prej të cilëve 14 në kampionat.

Duke u renditur në vendin e tretë në listën e shënuesve më të mirë në Superligën turke. 4 gola më pak se Dzeko, një më pak se Thiam dhe në kuotë të barabartë me Icardin.

 

Forma e mirë e sulmuesit lushnjar po gëzon pa masë dhe drejtuesit e klubit. Të cilët “fërkojnë duart” dhe në verë synojnë që të mbushin arkën e klubit. Ndërkohë i kanë vënë çmimin e 15 milionë eurove kartonit të Manajt.

Vetë trajneri i Sivassporit, pak ditë më herët deklaroi se për 26-vjeçarin ka interesim nga disa skuadra të ndryshme në Europë. Duke veçuar Spanjën dhe Francën, ndërsa shtoi dhe Arabinë Saudite.

Lexo edhe:

Së fundmi, mediet turke kanë zbuluar se gjigantët e Besiktasit janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Skuadra nga Stambolli e vlerëson shumë Manajn dhe në verë pritet që të bëjë një ofertë zyrtare te Sivasspori.

Besiktasi synon që të shesë Aboubakar dhe një pjesë të shumës ta investojë te Manaj. Por, në anën tjetër shifra e kërkuar nga Sivasspori vështirë të arrihet nga bardhezinjtë.

Që gjithsesi e kanë gati dhe “planin B”. Nëse shuma prej 10 milionë eurosh nuk pranohet nga Sivasspori, atëherë në negociata krahas ofertës financiare mund të ofrohen dhe dy lojtarë.

 

Manaj do të gjente te Besiktasi Ernest Muçin, i cili u transferua pak javë më parë për shifrën e 10 milionë eurove.

Si dhe Milot Rashicën, i cili është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te bardhezinjtë. Nëse ky transferim do të realizohej atëherë sulmi i Besiktasit do të fliste shqip.

 

Falë paraqitjes që po bën Manajn është kandidat për të qenë pjesë e listës prej 23 futbollistësh që Sylvinho do të marrë në Euro Gjermani 2024.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...