Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Besiktasi synon ta transferojë mesfushorin e United-it

Besiktasi po kalon një moment të mirë në Champions League, ku është shumë pranë sigurimit të kualifikimit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kampionatin, ku ndodhet 5 pikë pas Galatasaray-t, vetëm pas 11 javëve.

Kështu në klubin turk kanë filluar që tani të mendojnë për merkaton e ardhëshme, teksa konfirmohet se objektivi kryesor është mesfushori belg i Manchester United-it, Maruoane Fellaini.

Ky i fundit luan për ‘djajtë e kuq’, që prej vitit 2013, ku erdhi nga Evertoni bashkë me trajnerin David Moyes. Këtë vit Fellaini luan sezonin e tij të 5-të për United-it dhe të fundit të kontratës së tij, që skadon në muajin qershor.

Pikërisht këtë fakt duan të shfrytëzojnë drejtuesit e klubit turk, të cilët kanë ndërmend t’i ofrojnë një kontratë të majme Fellainit, për ta bindur të transferohet në Stamboll.

Mesfushori belg është një nga të besuarit e Jose Mourinhos dhe vështirë se portugezi do të pranonte të linte të lirë atë, por për sa kohë që kontrata nuk është rinovuar ende, Besiktasi do të provojë ta bindë Fellainin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...