Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Besnikëria e tij u shpërblye”, rinovim i rëndësishëm te Brighton

Tifozët e Brightonit po përjetojnë vitet më të bukura, pasi skuadra e zemrës po i argëton me futbollin e veçantë. Teksa po garon për vendet e larta në Premier League dhe kalimin e fazës së grupeve në Europa League.

Klubi ka arkëtuar shumë të rëndësishme gjatë viteve të fundit falë shitjeve, shoqëruar me aftësinë për të zbuluar e rritur të tjerë talente.

Drejtuesit kanë rinovuar sot me portierin Jason Steele. 33-vjeçari, pjesë e skuadrës prej vitit 2018, ka firmosur kontratën e re me Brightonin deri në 2026.

Lexo edhe:

Jam shumë i lumtur për Jason, ai është një portier i madh”, deklaroi trajneri Roberto De Zerbi. Fjalë të bukura zgjodhi edhe David Weir, drejtori teknik i klubit ishullor.

Jason është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës. Qëndrimi, lidershipi dhe kontributi i tij i përditshëm për klubin kanë qenë një pjesë kyçe e përparimit tonë gjatë kohës së tij këtu.

Jam i emocionuar që besnikëria dhe durimi i tij po shpërblehen”, u shpreh drejtuesi fantastik i Brightonit, i cili ndër vite po operon shkëlqyeshëm në merkato, si edhe në menaxhimin e klubit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...