Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bespalla: Në Durrës ëndërrojmë titullin, ja çfarë i mungon Teutës

Në prag të ndeshjes mes Teutës dhe Kukësit, për mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, foli ish mesfushori i njohur durrsak, aktualisht trajner moshash te “Djemtë e detit”, Justin Bespalla.

Si ju duket Teuta e këtij sezoni?
Teuta me lojërat e saj ka arritur të rivalizojë në kampionatin shqiptar, siç kemi bërë edhe ne. Shpresoj që hap pas hapi t’i afrohemi kreut dhe të arrijmë ëndrrën e gjithë durrsakëve, titullin kampion.

A ka talente Teuta tek moshat?
Teuta gjithmonë ka pasur lojtarë dhe talente në gjirin e saj, brez pas brezi. Nëse me këtë brez punohet dhe trajnohen mirë, gjithçka arrihen. Teuta është mbretëresha e futbollit shqiptar, ka nxjerrë gjithmonë talente.

Reparti që çalon?
Për mua, Teuta duhet të përmirësohet më shumë në sulm. I mungon një lojtar goli dhe prandaj është në këto pozita momentalisht. Tani që ka filluar faza e dytë, edhe me afrimet e bëra, them që Teuta do ketë një lojtar goli. Fazën e parë kjo i ka munguar, por te Teuta dominon grupi i skuadrës, dhe jo individët.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...