Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Beteja e rivalëve të drejtpërdrejtë, Arsenal-Manchester City në shifra

Arsenal-Man. City
Arsenal-Man. City

Arsenal-Manchester City do të përballen për herë të 187 në histori. Dy ekipet kryesuese të Premier League-s do të matin forcat në një sfidë ku mund të përcaktohet shumëçka fatin e sezonit.

“Topçinjtë” po zhvillojnë një edicion mbresëlënës. Aktualisht kryesojnë me 51 pikë, tri më shumë se skuadra e Pep Guardiolës, që ka luajtur një ndeshje më shumë.

Në historikun e përballjeve mes tyre, Arsenali ka arritur që të fitojë 89 ndeshje. Nga ana tjetër, City ka triumfuar në vetëm 55 ndeshje dhe 42 sfida kanë përfunduar në barazim.

Përballja e parë Arsenal-Manchester City daton më 1906-ën e largët, me “Topçinjtë” që arritën të fitonin 1-2.

Lexo edhe:

Në lidhje me historinë, Arsenali ka marrë 13 tituj kampion, krahasuar me 8 të City-t. Megjithatë “Topçinjtë” e kanë harruar shijen e një titulli, pasi i fundit daton në sezonin 2003-2004, ndryshe nga skuadra e Guardiolës që është kampionia në fuqi.

Kjo është ndeshja e parë në kampionat mes këtyre dy ekipeve, që zhvillojnë sfidën e prapambetur të javës së 12-të, por që peshon shumë. Arsenal do fitoren për tu arratisur në kryes, ndërsa ekipi i Guardiolës për ta bërë kampionatin maksimalisht të bukur dhe interesant.

Duke nisur nga ora 20;30, në ekranin e Supersport/Digitalb do të vijë magjia e kësaj super përballjeje, Arsenal-Manchester City, e cila do t’i mbajë mbërthyer të gjithë tifozët për një nga ndeshjet më emblematike të kampionatit më të bukur në planet.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...