Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Beteja ligjore Real-Inter, Modriç merr në mbrojtje zikaltrit

Luka Modriç nuk arriti të veshë fanellën e Interit, por duket se ka zgjedhur pikërisht anën e zikaltërve, në përballjen e këtyre të fundit me Realin e Madridit, në FIFA.

Florentino Perez denoncoi zikaltrit në FIFA, duke i akuzuar se kishin shkelur rregullat e merkatos, duke kontaktuar Luka Modriçin pa lejen e Realit të Madridit, që kishte kontratë me lojtarin.

Klubi zikaltër u mbrojt menjëherë, pasi në e mail-in shpjegues ndaj institucionit drejtues, ka treguar se nuk kishte pasur asnjëherë kontakte me nënkampionin e botës, por vetëm me menaxherët e tij, të cilët i ofruan Interit mundësinë e blerjes së Modriç.

Fjalën e fundit në këtë histori duket se e ka thënë vetë numri 10 i Realit të Madridit, i cili ka nxjerrë blof presidentin Perez dhe ka sqaruar se i është vetë-ofruar Interit, nëpërmjet menaxherëve të tij.

Përgjigja e Modriç për këtë situatë është publikuar nga media spanjolle Don Balon, që raporton se kroati ka treguar të njëjtën histori me zikaltrit, për këtë situatë, duke nxjerrë të pafajshëm drejtuesit e klubit italian.

Vlen të përmendet se gjatë këtyre ditëve ndaj Perezit ka pasur një lumë sulmesh për padinë ndaj Interit, pasi shumë klube i kanë kujtuar se vetë numri 1 i Realit, ka marrë Modriçin nga Tottenhami, duke arritur akordin pa miratimin e klubit anglez. Në të njëjtën mënyrë Perez është sjellë edhe kur ka marrë Mourinhon nga Interi, Courtois nga Chelsea, etj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...