Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Betejë epike në Assen, triumfon në fund Marc Marqez

Marc Marquez triumfon në atë që mund të konsiderohet një nga garat më të bukura në historinë e Moto GP. Ne Assen, spanjolli i Hondas arriti të krijonte një shkëputje vendimtare 4 xhiro nga fundi pas një beteje të ashpër mes 8 pilotëve. Në podium bashkë me liderin e Botërorit të Moto GP u ngjitën edhe bashkëkombësit e tij, Rins (Suzuki) dhe Vinales (Yamaha). Mëkat për Dovizioson dhe Rossin, që e mbyllën respektivisht në vendet 4 dhe 5.

Ishte një betejë fantastike, sigurisht me spektakolarja e vitit e ndoshta një prej më të pabesueshmeve në sezonet e fundit.

Marquez, Rossi, Lorenzo, Dovizioso, Rins, Vinales, Crutchlow dhe Zarco formuan një “tren” ferri, me parakalime në çdo kthesë, ndërsa klasifikimi ndryshonte pas çdo xhiroje. Asnjë prej pilotëve nuk arrinte të shkëputej, ndërsa më shumë rrezikuan Lorenzo dhe Rossi, kur Valentino preku nga pas pilotin e Ducatit me 200 km në orë.

Beteja vijoi edhe me Rins e Marquez, me këtë të fundit që rrezikoi të rrëzohej. Gjithsesi, katër xhiro para fundit arriti të krijonte shkëputjen e duhur, për ta kaluar i pari vijën e finishit.

Më këtë sukses, spanjolli shkëputet me 140 pikë në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa ndjekin nga pas Rossi dhe Vinales me 99 dhe 93 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...