Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Betis fiton në Pamplona, edhe Sociedad merr tre pikët me përmbysje!

Betis rikthehet te suksesi në kampionat, duke fituar në “El Sadar” përballë Osasunës me rezultatin 1-3. Ndeshja nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që menduan më shumë për të studiuar njëra-tjetrën, ndërsa pas 21 minutash, Hermoso përfitoi nga kaosi i krijuar në mbrojtjen vendase, për të shënuar golin e parë të takimit dhe të parin në karrierën e tij me Betis dhe në La Liga. Avantazhi i skuadrës së Pellegrinit nuk zgjati shumë, pasi në të 39-ën vendasit barazojnë me Kike, pas një gabimi në mbrojtje nga Canales.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që krijuan dhe guxuan më shumë, por u mungoi finalizimi. Ne te 75-ën, Pellegrini aktivizoi në fushën e lojës dyshen Juanmi-Willian Jose dhe ishte një lëvizje e goditur, pasi sulmuesit spanjoll i mjaftuan 5 minuta për të shënuar golin e avantazhit, ndërsa Willian Jose vulosi takimin fal një supergoli personal në minutën e 93-ën. Osasuna mori kështu humbjen e dytë sezonale dhe të dytën në shtëpi, duke qëndruar me tetë pikë, ndërsa Betis  prek kuotën e 9 pikëve. Granada ndërkohë pas pikës që mori në Camp Nou ndaj Barcelonës u mposht në shtëpi nga Real Sociedad 2-3 me përmbysje në një ndeshje të cilën e nisi me gol. Për Sociedadin realizuan Elustondo dy herë dhe Mikel Merino.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...