Real Betis është rikthyer tek fitorja në përballjen e javës së 26-të ndaj Mallorca-s, duke i’u falur një goli të Borja Iglesias. Sulmuesi shënoi në fillimin e pjesës së dytë, duke ndezur festën në “Benito Villamarín”.
Goli i 12-të për sulmuesin, i cili tani ndodhet i dyti në listën e shënuesve më të mirë të kampionatit pas Lewandowskit, në të njëjtën kuotë me Iago Aspas, Unal dhe Joselu.
Lexo edhe:
- Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
- Rival amerikan për Kristian Prengën, SuperSport sjell përballjen e zjarrtë
- Betis “fluturon” drejt zonës Champions, Iglesias fiton duelin me Muriqin
- VIDEO/ Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor
Mallorca bëri gjithçka për të barazuar deri në fund, por Betis u mbrojt mirë dhe e menaxhoi siç duhet lojën. Për 77 minuta luajti Vedat Muriqi, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës.
Pas këtij suksesi, Betis shkon në kuotën e 45 pikëve, duke vijuar pretendimet për zonën Champions, ndërsa në anën tjetër Mallorca mbetet në mesin e klasifikimit me 32 pikë. Për t’u veçuar se kjo ishte humbja e gjashtë radhazi në transfertë për Mallorca-n që larg shtëpisë po vuan shumë këtë edicion.
