Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bicaj: Skënderbeu, skuadra më e mirë e kampionatit

Sfidë si ‘ish’ edhe për mbrojtësin e vlonjatëve, Ditmar Bicaj, që gjithsesi nuk e kurseu golin ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi lezhjan vijon të tregojë një formë mjaft të mirë dhe krahas kontributit në mbrojtje, po i jep një dorë edhe sulmit.

“Kemi qenë pak më superiorë se Skënderbeu në pjesën më të madhe të lojës, por futja e Muzakës i dha një marsh tjetër korçarëve. Ishte një pikë me vlera, përballë kryesuesve të kampionatit, ndërsa tani duhet të punojmë sepse na pret sfida me Lushnjën”, tha Bicaj.

Qendërmbrojtësi i vlonjatëve vlerësoi Skënderbeun, si një skuadër mjaft të fortë, që qëndron një hap para të gjithë ekipeve të Superiores.

“Skënderbeu është një skuadër që shtrihet mjaft mirë në fushë dhe është shumë e vështirë përballja me ta. Edhe Kukësi ka kualitete, por mendoj se korçarët janë një hap më përpara, këtë vit në Superiore”, tha Bicaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...