Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Bie opsioni CR7, pse drejtuesit e Bayernit refuzojnë afrimin e goleadorit

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, ekip ku u rikthye verën e kaluar. 24 gola shënoi ylli portugez sezonin e fundit, me “Djajtë e Kuq” që u kualifikuan në Europa League.

37-vjeçari dëshiron të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe për momentin është i pakënaqur me merkaton e klubit ishullor. Portugezja Record foli për mundësinë e transferimit të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” te Bayern Munchen.

Ronaldo shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowskit (drejt Barcelonës), por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Agjenti Jorge Mendez i ka ofruar shërbimet e CR7 kampionëve të Gjermanisë, por pas shumë diskutimeve bavarezët kanë vendosur të mos investojnë te Ronaldo.

Shkaku kryesor lidhet me pagën e lartë sezonale që përfiton goleadori më i mirë në histori (385 mijë paund në javë), me drejtuesit e Bayernit që nuk duan të krijojnë pakënaqësi në grupin e Julian Nagelsmann.

Sky Sports UK shkruan se sulmuesi portugez do të respektojë kontratën me United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga holandezi Erik Ten Hag, ish-trajneri i Ajaksit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...