Memphis Depay kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen. Sulmuesi i Lyon, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit është i pavendosur nëse do të pranojë ofertën për rinovimin e kontratës me klubin francez apo të largohet për të nisur një aventurë të re. Shpesh herë futbollisti ka deklaruar se ëndrra e tij është të kalojë te Barcelona, por kalimi i mundshëm i Agueros te katalanasit ka prishur disi prtishmëritë e 27-vjeçarit për t’u transferuar në Spanjë. Gjatë një bisede në mediat sociale holandezi deklaroi se ka ardhur momenti që ai të marrë nën kontroll karrierën e tij. Ai pohoi se do së bashku me menaxherët e tij do të shqyrtojë çdo ofertë dhe se do të jetë ai vetë që do të vendosë për të ardhmen.
Lajme të tjera
Legjionarët
Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...
Kombëtare
Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...
Kombëtare
Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...
Legjionarët
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...