Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bie “pista” Hysaj!? Mbrojtësi anglez një hap larg Atleticos së Madridit

Atletico e Madridit duket se ka hequr dorë nga Elseid Hysaj, pasi është vetëm një hap firmës me mbrojtësin 29-vjeçar të kombëtares angleze, Kieran Trippier.

Ky i fundit, sipas mediave angleze, pritet të mbërrijë sot në Madrid, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për të firmosur një kntratë 5-vjeçare me Los Colchoneros.

Nga ana tjetër, klubi i Diego Simeones pritet të paguajë rreth 25 milionë euro në arkat e Tottenhamit, për kartonin e mbrojtësit të djathtë anglez.

Kieran Trippier iu bashkua “Spurs”-ave në verën e 2015-ës për shifrën e 7 milionë eurove nga Burnley, por pas 4 sezonesh është gati të nisë një aventurë tjetër në Spanjë.

Vlen të theksohet se klubi madrilen kërkoi prej kohësh mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj, por nuk arriti të gjejë marrëveshjen me Napolin, ndaj duket se ka hequr dorë, për t’u përqendruar te Trippier.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...