Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bie poshtë hipoteza e largimit, Marcelo qëndron te Reali!

Bie poshtë hipoteza Juventus për Marcelon. Mbrojtësi i Realit të Madridit me një profil të ulët në këtë sezon duket se do të vijojë të mbajë veshur fanellën e Los Blancos edhe ediconin e ardhshëm pavarësisht zërave që flisnin për një largim të tij nga organika e trajnerit Zidane me këtë të fundit që kërkon të ketë shërbimet e brazilainit edhe në vazhdim.  Francezi e konsideron  30-vjeçarin që mbrriti në Madrid në verën e 2006-ës në moshën 18-vjeçare si një prej aseteve më të çmuara të klubit merengues.

Si klubi ashtu edhe vetë lojtari kanë për qëllim të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt sezonit 2019/20, pavarësisht interesit që ka shfaqur për të klubi italian i Juventusit. Pavarësisht ecurisë thuajse zhgënjyese të tij në pjesën e parë të sezonit Zidane riintegroi në organikë pozicionin e Marcelos dhe disa veteranëve të tjerë të skuadrës duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tyre. Nën drejtimin Santiago Solarit, Marcelo përjetoi pikën më të ulët të karrierës së tij me qëndrimin thuajse konstant në stol.

Projekti i madrilenëve është të rehabilitojnë Marcelon duke qënë se ka qënë inaktiv në pjesën më të madhe të sfidave kryesore gjatë viteve të fundit. Me ardhjen e Zidane u duk një rilindje edhe e mbrotjësit në fushën e blertë me performancën e  tij shumë herë më kualitative nën drejtimin e francezit dhe tashmë Marcelo do të tentojë të thyejë rekordin e Roberto Carlos si lojtari i huaj me më shumë ndeshje të zhvilluara në historinë e klubit mbretëror.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...