Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Bie Zverev, Roma rikthehen “Perandorin” Rafael Nadal

Rafael Nadal, “Perandor” në Romë. Tenisti spanjoll triumfoi 2-1 në finale ndaj gjermanit Alexander Zverev, duke fituar për herë të tetë në karrierë turneun e kryeqytetit italian. Nadal e ngriti pas 5 vitesh këtë trofe pas një përballjeje spektakolare që u kushtëzua edhe nga reshjet e shiut. Ky është titulli i 56-të i fituar nga spanjolli në fushat me dhe të kuq dhe i 78-ti në karrierë, që e kthen në majën e renditjes botërore.

Në setin e parë Nadal ishte i papërmbajtshëm, duke e mundur rivalin e tij në vetëm 33 minuta lojë. Vetëm një gejm i fituar nga Zverev në të parin, por talenti gjerman u shfaq me prepotencë në të dytën, duke i kthyer reston spanjollit me të njëjtin rezultat 6-1.

Seti final nisi shumë më mirë për Zverer, që e theu në shërbim Nadalin që në gejmin e parë, duke krijuar një avantazh të ndjeshëm 1-3, por pikërisht në gejmin e pestë erdhi kthesa e spanjollit duke fituar 5 geje radhazi dhe thyer dy herë në shërbim kundërshtarin për rezultatin përfundimtar 6-3 dhe duke fituar finalen 2-1 me sete. Nadal konfirmohet mace e zezë për Zverer, që i ka humbur të pesta përballjet direkte mes tyre dhe që në Romë detyrohet në ndërpresë serinë prej 13 fitoresh radhazi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...